Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot nismën e re të qeverisë për këshillimin kombëtar për Shqipërinë. Rama u shpreh se të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen do ti vihet në dispozicion një pyetësor për ti dhënë jetë, siç tha ai, një kuvendimi popullor ku do të merren mendimet e tyre për çështje me rëndësi strategjike për vendin tonë.
Sipas kryeministrit me kete nisme eshte koha qe te lihen pas llogoret e kaluara te politikes dhe per te menduar per gjerat qe i bashkojne shqiptaret.
“Me besimin se ne shqiptarët kemi mundësi të shkojmë shumë më shpejt përpara nëse e dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin pa u ndarë në llogoret e vjetra politike, që nxisin përçarjen kundër interesit të familjeve shqiptare.
Në prag të një viti të ri, mundësish të reja vjen dhe kjo nismë e re e qeverisë për këshillimin kombëtar për Shqipërinë.
Ne me një pyetësor që do t’ja vëmë në dispozicion të gjithë shqiptarëve brenda apo jashtë vendit do ti japim jetë një kuvendimi popullor ku do të thithim mendimin e tyre për çështje me rëndësi strategjike për vendin tonë.
Është më shumë se asnjëherë më parë koha për ti lënë pas llogoret e sherrit politik dhe për të menduar për gjërat që na bashkojnë përtej shumë gjerave që na ndajnë për të hedhur hapa të mëtejshme, duke u këshilluar për vendime që kanë impakte për marrëdhëniet e Shqipërisë me jashtë, në ekonominë e shtëpisë sonë dhe në përpjekjen jetike të kësaj shtëpie për të thelluar arritjet dhe adresuar plagët e padrejtësisë në funksion të luftës në drejtësi“,tha Rama.