Gazetari britanik Piers Morgan ka marrë dy oferta për punësim, pas largimit të tij të bushëm nga , për shkak se i doli kundër deklaratave të Meghan Markle, duke I quajtur ato gënjeshtra.
Sipas Mirror, Morgan i është ofruar punë nga ‘Murdoch’ dhe ‘GB News’, një javë pas largimit të tij nga emisioni “Good Morning Britani” në mënyrë të acaruar, video e cila u bë virale.
Piers paguahej me 3 milion £ në vit në ITV, por tashmë mund të drejtojë sipërmarrjen e ardhshme të TV-së të Rupert Murdoch ‘News UK’, ose të bëhet një yll i rrjetit të tij amerikan në ‘Fox News’.
Drejtori i ‘GB News’, Andrew Neil mendon se Piers mund të jetë një fitues i vlerësimeve për kanalin e tij, i cili fillon këtë vit.
Ofertat tunduese vijnë pasi Piers refuzoi të kërkonte falje për përplasjen e intervistës së Merah Markle me ‘Oprah’. Disa prej ofertave, arrijnë në shifrën 10 milion £.
Largimin nga ITV ai nuk e përjetoi aspak keq, madje e festoi me shampanjë dhe të nesërmen në mëngjes doli nga shtëpia e tij prej në Ëest London duke deklaruar: “Unë besoj në lirinë e fjalës, besoj në të drejtën që të lejohet të kem një mendim.
Që kur ai u largua, vlera e tregut të ITV ka rënë me 200 milion £ ndërsa GMB ka humbur gjysmë milioni shikues.