Gjatë një fjalimi, presidenti i Ukrianës Zelenskiy paralajmëroi se do të ndëshkonte ata që kanë kryer mizori në Ukrainë , duke shtuar se “i vetmi vend i qetë” që i pret ata do të ishte varri.
Ushtarët rusë “do të përballen me ditën e gjykimit” për “vrasje të qëllimshme”, tha ai në një adresim nga Kievi.
“Ne nuk do të falim. Nuk do të harrojmë. Do t’i ndëshkojmë të gjithë ata që kryejnë mizori në këtë luftë. Në tokën tonë”, tha Zelensky.
“Nuk do të ketë vend të qetë në këtë tokë për ju, përveç varrit”, shtoi ai.
Zelensky u kërkoi udhëheqësve perëndimorë që të ndërmarrin veprime më të fuqishme kundër Moskës, duke thënë se “guximi i agresorit është një sinjal i qartë për Perëndimin, se sanksionet kundër Rusisë nuk janë të mjaftueshme”.