Të paktën gjashtë persona janë vrarë në bombardimet gjatë natës në një qendër tregtare në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Ndërtesa 10-katëshe u godit nga një shpërthim i fuqishëm, ndërkohë pjesa më e madhe e saj është shkatërruar, sipas The Guardian.
Aftermath of the #Russian missile attack on the “Retroville” shopping center in #Kyiv. pic.twitter.com/Y9AuNB83DQ
— NEXTA (@nexta_tv) March 21, 2022
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, konfirmoi raportet duke thënë se u dëgjuan “disa shpërthime”, duke shpërndarë një foto të shpërthimit.
Fqinjët në një bllok tjetër ndërtesash, dritaret e të cilit u thyen nga shpërthimi thanë se kishin parë një raketë pranë qendrës tregtare disa ditë më parë.
Video of a shell hitting a shopping center. The explosion was incredibly strong, the wave blew out the windows in the neighboring houses. pic.twitter.com/Qe5ztF1vLc
— NEXTA (@nexta_tv) March 20, 2022