Socialistët e mbështetën Bajram Begajn me 37 firma. Mësohet se 37 firmat u morën në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PS.
Kandidatura me firmat e deputetëve dorëzohet brenda orës 12:00 të së shtunës në Kuvendin e Shqipërisë.
Ndërkohë në orën 16:00 mblidhet Komisioni i Ligjeve për verifikimin e pastërtisë së figurës së Bajram Begajt, 2 orë përpara se emri i tij t’i shkojë Kuvendit për votim.
Firmat e deputetëve të cilat nevojiten që më pas kandidatura e Presidentit të ri të dorëzohet në Kuvend, u mblodhën në grupin parlamentar të PS, paraditen e të shtunës.
Kryeministri Edi Rama tha se vota për kandidatin për President të ri të vendit, Bajram Begaj në Kuvend, pasditen e të shtunës, do të jetë unanime nga ana e Partisë Socialiste.
Lista e firmëtarëve
- Edi Rama
- Taulant Balla
- Lindita Nikolla
- Arben Ahmetaj
- Xhemal Qefalija
- Antoneta Dhimaj
- Ilirjan Pendavinji
- Rrahman Rraja
- Niko Peleshi
- Desantil Tahiraj
- Kotiana Piro
- Pandeli Majko
- Petro Koçi
- Bardhyl Kollçaku
- Luan Duzha
- Fadil Nasufi
- Ismet Beqiraj
- Tatjana Piro
- Hatixhe Konomi
- Elisa Spiropali
- Ilir Ndraxhi
- Klevis Xhoxhi
- Eduard Ndreca
- Denis Deliu
- Klodjana Spahiu
- Florenc Spaho
- Edona Bilali
- Etjen Xhafaj
- Pranvera Resulaj
- Arben Pellumbi
- Ornaldo Rakipi
- Jurgis Çyrbja
- Niko Kuri
- Vullnet Sina
- Eduard Shalsi
- Besjan Ajazi
Ajo që bie në sy është se Begaj ka marrë të parën firmën e kryeministrit Edi Rama, kreut të Grupit të PS-së, Taulant Balla, kryeparlamentares, Lindita Nikolla dhe Arben Ahmetajt.
Ndërkohë që në listën me 37 emra bie në sy emri i Pandeli Majkos, ndërsa që mungon nënshkrimi i Mimi Kodhelit, e përfolur si kandidate e mundshme për postin e Presidentit.
Ndërkaq bie në sy se Bajram Begaj ka marrë mbështetjen edhe të deputetëve të akuzuar nga opozita, si Ornaldo Rakipit, Ilir Ndraxhit, Jurgis Çyrbja dhe Rrahman Rrajës etj.