Qëkur nisi pushtimi rus në Ukrainë, në dallim nga shtetet e tjera të Bashkimit Evropian, Greqia, Qipro dhe Malta e kanë dyfishuar sasinë e naftës së importuar nga Rusia.
Siç shkruan “The Independent” të martën, kompanitë e transportit dhe anije e lidhura me tri vendet, importuan 58 milionë fuçi naftë ruse gjatë majit.
Tri vendet i posedojnë flotat më të mëdha të transportit detar në Bashkimin Evropian.
Rritja e transportit të naftës së papërpunuar ruse erdhi si pasojë e trefishimit të tarifave të transportit të mallrave, që nga nisja e luftimeve në Ukrainë.
Vazhdimi i importit nga Greqia, Qipro e Malta, po konsiderohet si minim i ndikimit të sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.
Shtetet kryesore të BE-së kanë marrë nisma për të ulur varësinë e naftës ruse dhe tashmë e kanë zvogëluar importin nga ky vend.