Babis Anagnostopoulos po ndan qelinë e tij me një shqiptar të dënuar për vrasje, shkruan DailyMail.
Javën e kaluar MailOnline zbuloi se ai ishte sulmuar në burgun e Korydallos nga një i burgosur gjeorgjian dhe më pas u transferua në burgun Malandrino 250 milje në veri dhe i cili quhet ‘Alcatraz grek’. Ai tani po ndan një qeli me një vrasës shqiptar të paidentifikuar. Babis dhe avokati i tij janë të shqetësuar për jetën e tij mes frikës se një kontratë mund t’i lidhet nga gangsterët e botës së krimit.
Babai i Caroline, David, tha për Mail Online: “Duket se ai nuk është i lumtur në strehimin e tij të ri dhe ai dëshiron të transferohet përsëri në burgun Korydallos ku do të ndihej më i sigurte. Ndjenja ime është se ai duhet të vuajë të paktën disa vjet.”
34-vjeçari u dënua me burgim të përjetshëm muajin e kaluar për mbytjen e gruas së tij Caroline Crouch vitin e kaluar përpara vajzës së tyre 11 muajshe, Lydia.