Ministria ruse e mbrojtjes, ka reaguar në lidhje me sulmin e të hënës në një qendër tregtare të mbipopulluar në qytetin ukrainas të Kremenchuk. Në komentet e bëra mbi ngjarjes, Mbrojtja ruse pranon sulmin, por thotë se zjarri vdekjeprurës u shkaktua nga shpërthimi i municioneve të ruajtura atje.
Rusia ka thënë vazhdimisht se nuk ka në shënjestër civilët, duke pretenduar se sulmet vdekjeprurëse janë mbi objektiva legjitime ushtarake, apo mbi forcat ukrainase.
Ministria ruse e mbrojtjes tha në një postim në Telegram forcat e saj ajrore sulmuan hangarët që përmbanin armë nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane.
“Shpërthimi i municioneve dhe armëve perëndimore shkaktoi një zjarr në një qendër tregtare aty pranë që nuk funksiononte,” tha ministria.
Ukraina, nga ana tjetër thotë se kishte qindra njerëz në qendrën tregtare në kohën që ajo u godit drejtpërdrejtë nga forcat ruse. Të paktën 18 persona dihet se janë vrarë dhe të tjerë janë të zhdukur, thonë zyrtarët.
Dëshmitarët okularë në Kremenchuk deklaruan për BBC tronditjen nga sulmi me raketa, në qytet i cili nuk është afër vijës së frontit.