Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të shtunë, duke publikuar në llogarinë e tij në Facebook një video nga aeroporti i Kukësit.
Kreu i qeverisë shkruan se në këtë aeroport nuk ka vetëm pasagjerë nga Shqipëria e Kosova, por edhe turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit me pasagjerët jo vetëm nga Shqipëria e Kosova, por edhe turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, që shfrytëzojnë këtë portë të re të qiellit tonë për të kaluar pushimet në Shqipëri, ju uroj një fundjavë të mbarë🙏”, shkruan kryeministri.