Gara mes Liz Truss dhe Rishi Sunak mbaroi sot! Lizz Trus mund Rishi Sunak dhe merr çelësat e Kryeministrisë së Britanisë së Madhe, pas një gare “rraskapitëse verore” e cila e nxori fituese të drejtimit të Partisë Konservatore në pushtet.
Ajo falenderoi mbeshtetesit, rivalin dhe Boris Johnson.
“Miq dhe kolegë, faleminderit që më dhatë besimin për të drejtuar partinë tonë të madhe Konservatore, partinë më të madhe politike në planet. Dua gjithashtu të falenderoj kryeministrin në largim, mikun tim Boris Johnson”, tha Liz Truss.
Fushata e tyre prej gjashtë javësh kaloi mes një “lufte” për të bindur anëtarët konservatorë.
Sir Graham Brady shpalli rezultatin.