Qindra të rinj shqiptar largohen çdo ditë nga vendi, duke rrezikuar jetën duke kaluar me gomone drejt Anglisë apo poshtë kamionave. Ky udhëtim iu shkon atyre me ditë të tëra, po marrin këtë guxim me shpresën se e ardhmja e tyre do të jetë më e mirë.
Së fundmi në rrjet po qarkullojnë disa pamje ku disa emigrantëve iu përmbytet gomonia dhe pretendohet se pjesa më e madhe e tyre janë shqiptarë.
Siç shihet në pamjet e mëposhtme, dhjetë qytetarë shqiptarë kanë mbetur mes dallgëve të furishme për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin.
Për pasojë, gomonja është përmbytur e atyre u rrezikohet jeta, por e vetmja gjë që kanë në dorë është të filmojnë veten.