Euro-deputeti austriak, Lukas Mandl, është shprehur se Bashkimi Evropian duhet të liberalizojë vizat për Kosovën.
Komentin e tij, diplomati Mandl e dha në ‘Twitter’, në pesë vjetorin e marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit.
“Pesë vjet më parë, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me #Kosovën hyri në fuqi. Si marrëdhënia e parë kontraktuale midis EU dhe RKS kjo ishte një moment historik i rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE. Liberalizimi i vizave është i vonuar dhe duhet të ndiqet tani”, ka shkruar Mandl.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzon lirinë e lëvizjes për në zonën “shcengen”.