Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka folur sot rreth zgjedhjes së Presidentit, ku ka shtuar se është akt i përgjegjshëm që opozita të qëndrojë në Kuvend e të votojë si të dojë.
Kjo deklaratë erdhi pasi sot pritet të mbahet seanca për Presidentin. Në rast se dështon zgjedhja e Presidentit atëherë vendi shkon direkt në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Zgjedhjet e reja në mes të një krize pandemike dhe ekonomike nuk janë në interesin e askujt”,- ka shkruar Abbott.
Ai u shpreh se mesazhi i tij për të gjitha forcat politike ka qenë që të gjitha partitë politike, jo vetëm ajo fituese, duhet të luajnë një rol konstruktiv në formimin e institucioneve.