Fotot që po shikoni tregojnë fletën e votimit që do keni në duar më 25 prill, ditën që do tu drejtoheni kutive të votimit. Siç shihet edhe në foto, përfundimisht do të jetë fleta me numra anash, ndërsa mbi të është e shkruar emri i partisë në garë, bashkë me logon përkatëse.
Ajo që vihet re është se ka ndyshuar edhe logoja e partisë Bindja Demokratike, të cilës një ditë më parë Kolegji Zgjedhor i dha urdhër që ta ndryshojë, për shkak të ngjashmërisë me atë të Partisë Demokratike.
Tani, ndryshe nga më herët, BD ka si logo një sfond me ngjyrë blu në dormë katrore, brenda të cilit shkruhet më ngjyrë të bardhë emri i partisë.