Krahu i djathtë i Gazment Bardhit, Sekretarit të Përgjithshëm të PD, njëherësh dhe kryesues i listës së kandidatëve për qarkun e Elbasanit, vrau mjekun Pjerin Xhuvani në mes të qytetit.
E dënoi me vdekje pa gjyq thjeshtë se dyshoi se kishte karta identiteti dhe para për të blerë vota.
As gjykatata shqiptare që nga fillimi vitit 1990, viti 1994 ka qënë vendimi i fundit për dënimin me vdekje për dy vëlleezërit nga Fieri, nuk dënojnë askënd me vdekje tani.
Edhe sikur të ketë bërë krimin më të rëndë, pasi Këshilli i Europës na e ka ndaluar një gjë të tillë dhe kjo është e fiksuar në të gjitha kodet penale.
Ndërsa njeriu më i afërt i numrit dy të PD, partisë që kërkon të vijë në pushtet dhe njeriut që pretendon të bëhet ministër i Brendshëm, ekzekuton me vdekje pa gjyq në mes të qytetit një mjek.
Thjeshtë dhe vetëm sepse dyshonte Gazmend Bardhi se në makinë kishte para dhe karta identiteti, në perspektive për të blerë votat për zgjedhjet e 25 prillit.
Pavarësisht se organet ligjzbatuese pohuan zyrtarisht se në automjetin që kishte ndaluar Gazment Bardhi me paramilitarët e PD nuk u gjet asnjë kartë identiteti, asnjë lek për blerje votash dhe asnjë material kompromentues që cënonte zgjedhjet.
Dhe ekzekutohet personi që nuk ishte në makinën e pretenduar, pas urdhërit të dhënë nga Bardhi për policinë paralele të PD që ishin të stacionuar në tre furgonë me logon e PD dhe bënin terror, të armatosur nëpër qytetin e Elbasanit.
Numri dy i PD nuk ngurron madje dhe të fyejë publikisht të vdekurin duke thënë se trupi i tij aty është, teksa justifikoi vrasësin, me argumentin se po parandalonte blerjen e votave.
Madje këmbëngul në makabritetin e qëndrimit të tij Bardhi, ku përsërit se Arbër Paplekaj ishte pjesë e policisë paralele të PD dhe ka mbrojtur zgjedhjet.
“Arbër Paplekaj është pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votës në Elbasan. Ai nuk është kriminel. As vrasës.
Është ish-efektiv i Policisë së Shtetit dhe ish-shoqërues në Ambasadën amerikane në Tiranë.
Për shkak të punës që kryen në këtë moment disponon armë me leje nga Policia e Shtetit.
Sipas informacioneve tona, si njohës i ligjit, menjëherë pas ngjarjes, është dorëzuar vetë në polici, për të sqaruar rrethanat e plota dhe për t’u vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë.
Angazhimi i eksponentëve të krimit të organizuar në zgjedhje dhe nxitja për të kryer krime elektorale është përgjegjësi e tij.
Ai po bën cdo gjë të paligjshme, qe te ruaje privilegjet, qe te ruaje pushtetin e tij personal.
Taulant Balla nën panikun e humbjes po bashkëpunon me bandat e tij, në përpjekje për të organizuar si ne zgjedhjet e kaluara strukturat kriminale te blerjes së votës”, këmbëngul numri dy i PD.
Asnjë shenjë pendese nga ana e Bardhit për vrasjen e kryer nga krahu i djathtë i tij, as nuk zverdhet dhe as nuk skuqet.
Thjeshtë mund të bëjmë pyetjen: si mund t’u dalë Bardhi para syve qytetarëve të Elbasanit një ditë pas vrasjes së mjekut Pjerin Xhuvani nga njeriu më i afërt i tij në fushatë.
Si mund të përballet me qytetarët e Elbasanit Gardhi, sot, nesër apo ditën e zgjedhjeve, kur për një dyshim të pretenduar iu mor jeta një mjeku.
Dhe për më tepër, si mund t’ua kërkojë votën për të qeverisur, kur ende pa ardhur në pushtet ekzekutuan politikisht një mjek në Elbasan.