Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e fundit të fushatës zgjedhore videon më të vecantë që ka postuar përgjatë kësaj periudhe. Video e cila përmbledh rrugëtimin e tij në politikën shqiptare niset me foto kur ai ka qënë i vogël dhe me dëshminë e nënës së tij Aneta Ramës dhe bashkëshortes, Linda Ramës.
‘Edi është djalë që do dëshironte cdo nënë ta kishte. Rama ka forcën dhe vullnetin ta cojë këtë vend përpara’ shprehet në video nëna e ndjerë e Ramës.
‘Ajo që më tërheq nga Edi është ndjeshmëria’– thotë Linda Rama në video.
Në një vend Rama përmend shprehjen e famshme të Winston Churchill.
“Për çmimin e suksesit, nuk do të ishte keq t’i referohesha shprehjes legjendare të Winston Churchill që thotë: Gjak, djersë dhe lot”, shprehet Rama.
Më pas aktiviteti i Edi Ramës vijon si kryeministër. Ndalet tek çaste të vështira si tërmeti i 26 nëntorit.
“Çdo krizë është një mundësi. E dija që duhej me patjetër ta shndërronim këtë fatkeqësi në një fillim të ri, në një fillim të mbarë, në një perspektivë të re për mijëra e mijëra familje, për më të rinjtë dhe fëmijët e tyre, për Shqipërinë”, thotë Rama.
Pjesë e dokumentari është dhe procesi i rindërtimit apo vaksinimi, fushata për mandatin e tretë. “Një për të gjithë dhe të gjithë për një, si një familje, të bashkuar, për Shqipërinë”, thotë në fund Rama.
Më pas video vazhdon me deklaratat e Ramës përgjatë viteve, deklaratave të thëna nga ai kur ishte në fillimet e karrierës. Nga kronikat e atentatit të bërë ndaj tij e deri te fushatat e kaluara elektorale, Rama i shfaq të gjitha në video duke shkruar:
MIRËMËNGJES ishte dikur Tirana Ditë të mbarë.
Kryeministri Rama ka përdorur në video këngë të ndryshme, mirëpo kënga e reperit Noizy, ‘Flas gjuhën e kampionit’ është ajo që Rama zgjodhi në një moment shumë delikat të videos, aty ku u bë e ditur se do të ndërtohet arena kombëtare të futbollit në Tiranë.