Udhëheqësit e 16 shteteve të Gjermanisë dhe qeveria federale kanë rënë dakord të zgjasin masat e izolimit deri në 7 Mars. Sidoqoftë, shkollat dhe parukierët mund të hapen para kësaj date.
GJERMANI-Qeveria federale dhe udhëheqësit shtetërorë të Gjermanisë kanë rënë dakord për të zgjatur izolimin deri në 7 Mars, përtej afatit të mëparshëm të 14 shkurtit.
Megjithëse numri i përgjithshëm i infeksioneve në vend është në rënie, shqetësuese mbeten mutacionet e reja të Covid-19.
Cilat janë rregullat aktuale?
Të gjitha dyqanet dhe shërbimet jo-thelbësore mbeten të mbyllura. Njerëzit në dyqane dhe në transportin publik kërkohet të mbajnë maska mjekësore, të cilat përfshijnë maska kirurgjikale, si dhe maskë filtri FFP2. Punëdhënësit duhet, kur është e mundur, të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia deri në 15 mars.
Kontaktet në takimet private janë të kufizuar. Shkollat janë kryesisht të mbyllura dhe studentët do të vijojnë mësimin në distancë.
Që prej fillimit të pandemisë në Gjermani janë shënuar 2,308,874 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 63,778 pacientë.