Kryetari i Parlamentit, Trevor Mallard ndaloi dy herë deputetin Rawiri Waititi të bënte pyetje, duke këmbëngulur se deputetët mund të bënin pyetje vetëm nëse respektonin kodin e veshjes.
ZELANDA E RE– Një deputet, nga popullsia indigjene e Zelandës së Re, “Maori”, u lejua të fliste në parlament dhe pse ai nuk kishte vënë një kravatë, por kishte vënë një varëse tradicionale të quajtur “hei-tiki”.
Të Martën, Kryetari i Parlamentit, Trevor Mallard ndaloi dy herë deputetin Rawiri Waititi të bënte pyetje, duke këmbëngulur se deputetët mund të bënin pyetje vetëm nëse respektonin kodin e veshjes. Megjithëse deputeti u lejua të fliste këtë të Mërkurë, kjo çështje do të ketë një seancë diskutimi.
Parlamenti aktual i Zelandës së Re është më gjithëpërfshirësi i zgjedhur ndonjëherë. Pothuajse gjysma e 120 vendeve në parlament mbahen nga gratë dhe ka një përfaqësim 21% nga popullsia indigjene “Maori”.
Marrë nga VOA.