Goditja e “Ndrangheta-s”/ Bandat shqiptare marrin pushtetin e mafias në Itali, si po përfitojnë shqiptarët nga situata
Media italiane, “Aboutthemafia“, shkruan se krimi i organizuar nga shqiptarët ka qenë i pranishëm në Itali që nga vitet 1990, por siç shkruan media fuqia e tyre po rritet teksa qeveria italiane po synon familjet autoktone mafioze. Gjyqi më i madh i antimafias që nga vitet 1980 është përqendruar në ‘Ndrangheta , një nga mafiat më të fuqishme të Europës që u shkatërrua para disa javësh.
ITALI- Bandat me origjinë nga Shqipëria dyshohet se po përfitojnë nga goditja e fundit që ka pësuar mafia italiane, në të cilën shumë bashkëpunëtorë të “Ndrangheta” të cilët tashmë po përballen me drejtësinë.
Media italiane, “Aboutthemafia“, shkruan se krimi i organizuar nga shqiptarët ka qenë i pranishëm në Itali që nga vitet 1990, por siç shkruan media fuqia e tyre po rritet teksa qeveria italiane po synon familjet autoktone mafioze. Gjyqi më i madh i antimafias që nga vitet 1980 është përqendruar në ‘Ndrangheta , një nga mafiat më të fuqishme të Europës që u shkatërrua para disa javësh.
Dyshohet se shqiptarët po furnizojnë Italinë me rreth 3 miliard euro kanabis çdo vit. Policia ka deklaruar se Adriatiku është rruga kryesore e trafikimit të drogës së cilësisë së parë në Europë.
Ekspertët e krimit paralajmërojnë se këto banda shqiptare e kanë shfrytëzuar rënien e grupit mafioz italian për të zgjeruar juridiksionin dhe operacionet e tyre, me synimin për t’u bërë forca kryesore e krimit në Itali.
Këto banda dyshohet se kanë një kontroll në Romë dhe Milano dhe tani po shtrijnë ndikimin e tyre në Italinë e Jugut.
Mosmarrëveshjet midis bandave rivale shqiptare kanë çuar në vrasje dhe sulme në të gjithë Italinë ndërsa grupet janë konfrontuar me njëri-tjetrin për të siguruar pushtetin dhe për të qenë në krye të të gjithë klaneve mafioze.