Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:05, ku e mitura e identifikuar si Esmeralda Gjeka, ka qëlluar veten me armën e gjahut të babait të saj.
VELIPOJË- Vetëvritet aksidentalisht me armë zjarri një 12-vjeçare në fshatin Baks në Velipojë të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:05, ku e mitura e identifikuar si Esmeralda Gjeka, ka qëlluar veten me armën e gjahut të babait të saj.
E mitura është nisur me urgjencë për në spital por ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur atje, pa marrë mjekimin e parë nga bluzat e bardha. Ndërkohë ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sesi e mitura kishte rënë në kontakt me armën e zjarrit.
NJOFTIMI I PLOTË:
Velipojë/Informacion Paraprak
Më datë 10.02.2021, ora 16:05, është paraqitur e plagosur me armë gjahu Çifte shtetasia e mitur E. Gj. 12 vjeçe , banuese ne fshatin Baks Rrjoll Velipojë, Shkodër, e cila sapo ndërroj jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. Nga hetimet paraprake mesohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht në banesë. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.