Gjithashtu, ai ka thënë se ishte shumë herët për të dhënë një pamje të qartë rreth asaj se çfarë kufizimesh do të ishin në vend gjatë verës, duke këshilluar udhëtarët që të mos bëjnë asgjë derisa gjërat të jenë më të qarta.
BRITANIA E MADHE-Qeveria ka paralajmëruar për një anulim të pushimeve verore. Sipas BBC, pasi zyrtarët njoftuan se udhëtimet nga vendet e huaja mund të mos ishin të munduara gjatë vitit 2021, ministri i transportit në Mbretërinë e Bashkuar, Grant Shapps ka thënë se pushimet mund të ndalohen edhe brenda vendit derisa të përfundojë procesi i vaksinimit.
Gjithashtu, ai ka thënë se ishte shumë herët për të dhënë një pamje të qartë rreth asaj se çfarë kufizimesh do të ishin në vend gjatë verës dhe ka këshilluar njerëzit që të mos bëjnë asnjë plan derisa situata të qartësohet.
“Derisa të njohim rrugën e bllokimit, të cilën nuk mund ta dimë derisa të kemi më shumë të dhëna, më shumë informacion mbi vaksinat gjithashtu, ju lutem mos rezervoni pushime,”-ka thënë Shapps.
Që prej fillimit të pandemisë në Britaninë e Madhe janë shënuar 3,972,148 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 113,850 pacientë.