Në dëshminë e tij në Prokurori, dëshmitari pretendon se Rossi nuk i ka dhënë fund vetë jetës por është vrarë nga një shqiptar, bashkë me dy persona që e ndihmuan.
ITALI– Detaje të reja janë mësuar për vdekjen e David Rossi, ku një dëshmitar i ri ka iniciuar një pistë të re hetimi. Në dëshminë e tij në Prokurori, dëshmitari pretendon se Rossi nuk i ka dhënë fund vetë jetës por është vrarë nga një shqiptar, bashkë me dy persona që e ndihmuan.
“Një burrë shqiptar që jeton në Milano me dy bashkëpunëtorët e tij e vranë Rossin. Mendoj se për motiv kishin pjesëmarrjen e përbashkët në festa homoseksualësh, gjë që duhej mbajtur e fshehtë,“-tha dëshmitari, identiteti i të cilit është mbajtur anonim.
Dëshmia e re duket se do të rihapë hetimet për vdekjen e ish-menaxherit të MPS-së, i cili u gjet pa jetë në tokë poshtë dritares së banesës së tij.