Uruguajani me arritjen e kuotës së 15 golave ka marrë një bonus prej 1 milion eurosh, ndërkohë zbulohen bonuse të tjera të kontratës së tij
SPANJE – Një tjetër ish-lojtar i Barcelonsë po bën shumë mirë edhe pse është larguar nga bashkëpunimi me Messin dhe me katalanasit Bëhet fjalë për Luis Suarez i cili te Atletiko Madrid, po tregon se është një makineri golash. Sulmuesi uruguaian është nja nga arsyet pse Atletiko po kryeson i shkëputur në kampionat, pasi po shënon me një rregullsi të admirueshme që rrallëherë e kishte edhe në radhët e katalanasve të cilët e injoruan në verë duke e nxjerrë jashtë projektit të tyre.
Me 16 gola në 17 ndehsje të luajtura, Suarez vendosi që tani rekordin e ri në La Liga duke thyer atë që mbante më parë Kristiano Ronaldo si më i shpejti që kishte arritur këtë shfër.Sipas mediave spanjolle, arritja e kësaj shifre i ka siguruar atij një bonus financiar. Në momentin që arriti kuotën e 15 golave, klubi i pagoi 24-vjeçarit 1 milionë euro bonus, siç ishte vendosur në kontratën mes palëve. Një tjetër bonus i ngjashëm e pret shumë shpejt atë, pasi sic bëjnë me die mediat iberike në kontratën e tij ka bonuse të tjera, i rradhës është për kufirin e 20 golave.
Duke llogaritur rregullsinë me të cilën po shënon Suarez, nuk është çudi që brenda pak javësh Atletiko të bëjë gati çekun e radhës për të.