Vendimi nuk është ende i pashmangshëm, pasi nuk është akoma e sigurt se Partia Republikane do të ndahet vërtet. Tek e fundit, të paktën 45 nga 50 senatorë republikanë do të votojnë kundër fajësimit të Donald Trumpit në gjyqin që nisi të martën në Senat, dhe nuk duket që këta njerëz janë të gatshëm ta përjashtojnë atë nga partia.
Nëse Partia Republikane në SHBA-së do të ndahej vërtet, çfarë emri do të merrte partia e re që do krijohej? Partia Republikane e të bardhëve libertarianë të revoltuar dhe me gjak të pastër? Apo thjesht Partia Trump? Apo ndoshta lideri kryesor i lëvizjes, do të jetë në gjendje që të mbajë emrin e partisë që mori peng, dhe në këto kushte do të duhet që jenë të tjerët ata që duhet të shpikin një emër tjetër? Ndoshta Partia Konservatore?
Vendimi nuk është ende i pashmangshëm, pasi nuk është akoma e sigurt se Partia Republikane do të ndahet vërtet. Tek e fundit, të paktën 45 nga 50 senatorë republikanë do të votojnë kundër fajësimit të Donald Trumpit në gjyqin që nisi të martën në Senat, dhe nuk duket që këta njerëz janë të gatshëm ta përjashtojnë atë nga partia.
Senatori i Kentucky, Rand Paul, drejton fraksionin që do të donte ta hidhte poshtë akuzën kundër Trump për “nxitje të një revolte kundër republikës”. “Impeachment-i shërben për të shkarkuar një president. Në këtë rast, i akuzuari e ka lënë tashmë detyrën”-tha Paul, duke prezantuar sërish arsyetimin përmes së cilit partia refuzon qa ta dënojë Trump pa legjitimuar tentativën për grusht shteti.
E megjithatë, më 6 janar, disa orë pasi turma u largua nga Capitol Hill, Paul përdori fjalë të ashpra kundër mundësisë së ndonjë kongresmeni, që përpiqej të përmbyste rezultatin e çertifikuar të zgjedhjeve, që ishte në fakt edhe synimi i Trump.
Ai i kishte ftuar mbështetësit e tij të sulmonin Kongresin. Me sa duket Paul po përjeton një konflikt të brendshëm me veten, dhe e njëjta gjë vlen edhe për partinë e tij. Por kjo histori i
ka rrënjët me thellë nga sa duket. Për ta kuptuar këtë, mjafton që të merret parasysh ndryshimi në sjelljen e republikanëve me rastin e votimit të fshehtë në Kongres më 3 shkurt dhe atë të hapur më4 shkurt.
Më 3 shkurt, deputetët republikanë konfirmuan Liz Cheney si drejtuesen e tretë të partisë në Kongres, pavarësisht se Cheney kishte “tradhtuar” Donald Trump, duke votuar në favor të fajësimit ndaj tij. Dhe diferenca e votave ishte e madhe, me 145 anëtarë pro, dhe vetëm 61 kundër.
Por të nesërmen, republikanët mbajtën një tjetër votim, këtë herë të hapur, mbi mundësinë që Marjorie Taylor Greene, një mbështetëse fanatike e Trump, dhe me disa ide jo shumë të arsyeshme, të mbante pozicionin e saj drejtues brenda disa komisioneve parlamentare.
199 deputetë republikanë u shprehën në favor të konfirmimit të Greene, dhe vetëm 11 votuan kundër.
Green është mbështetëse e lëvizjes konspirative Qanon. Ajo është e bindur se zjarret në Kaliforni u shkaktuan nga rrezet lazer që vinin nga hapësira, dhe që drejtoheshin nga hebrenjtë, dhe pretendon se sulmet e 11 shtatorit 2001 u kryen jo nga terroristët islamikë por nga vetëshërbimet sekrete amerikane.
Apo se masakrat në shkolla, ishin një inskenim i demokratëve. Për këto arsye, edhe ulja pranë saj duhet të jetë shumë e sikletshme. Gjithsesi, Green i humbi postet që mbante në komisionet parlamentare pasi demokratët votuan pro përjashtimit të saj.
Por ka të ngjarë që në një votim të fshehtë, edhe shumica e republikanëve do t’i kishin kthyer shpinën Green, ndoshta me të njëjtat shifra që ishin në favor të Liz Cheney. Deputetët republikanë janë të dobët dhe të frikësuar, por në shumicën e rasteve nuk janë individë të ligj.
Në një votim të hapur ata u ndjenë të detyruar të mbështesnin Green, pasi në të kundërt besnikët e Trump që kontrollojnë zonat e tyre elektorale, do të bënin që ata të mos zgjidheshin më kurrë. Por në realitet shumë prej tyre do të ishin të lumtur ta shkarkonin ish-presidentin, nëse do të kishin mundësinë ta bënin këtë pa paguar ndonjë kosto.
Kush do të mbijetojë?Nuk do të jetë e lehtë, pasi Trump është në fakt shumë i rrezikshëm për njerëzit që është i aftë t’i shënjestrojë, dhe që janë pothuajse që të gjithë deputetët republikanë. Në çdo rast, këto 2 votime kontradiktore tregojnë se Partia Republikane po shkon drejt një ndarje.
Mbetet të shihet se cili nga dy versionet do të mbijetojë më gjatë. Zakonisht kur një parti politike ndahet, gjërat shkojnë më keq për ata që perceptohen si shkaktarë të ndarjes. Krerët e partisë “së vjetër”,kanë llogaritë bankare dhe listat e donatorëve dhe priren të duken si më të përgjegjshëm.
Dhe në një mjedis të trazuar, ky mund të jetë një avantazh i qartë politik. Pra, për pjesën e “shëndetshme” të Partisë Republikane, prioritet duhet të jetë provokimi i një ndarje sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe sigurimi në të njëjtën kohë që përgjegjësia për këtë të bjerë mbi Trumpistët. Pasja sukses me këtë strategji nuk duhet të jetë veçanërisht e komplikuar, duke pasur parasysh faktin që në krye është aktualisht Donald Trump.
Sigurisht, ka një farë rreziku, por fakt është se konservatorët e vërtetë nuk kanë një të ardhme brenda një partie të dominuar nga Trump. A do ta dobësonte të djathtën kjo ndarje? Sigurisht që po, por është tepër vonë për t’u shqetësuar për këtë.
Ndoshta demokratët do të fitojnë sërish zgjedhjet e mesit të mandatit në vitin 2022, por nëse përçarja ndodh tani shpejt, lufta civile mund të përfundojë në kohë dhe t’u japë mundësi republikanëve të ndërtojnë një themel të fortë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Për më tepër, ka të ngjarë që deri në atë moment Trump të ketë dalë përfundimisht jashtë loje, por të jetë ende i pranishëm në peizazhin politik. Kjo gjë do të lehtësonte procesin e rinovimit.