Rritja e prurjeve në zonën e nën Shkodrës ka sjellë edhe uljen nga 900 në 700 m3/s të shkarkimeve
SHKODËR – KESH ka ulur shkarkimet nga portat e HEC-it të Vaut të Dejës për t’i paraprirë situatës prej reshjeve intensive në veri-lindje të vendit.
Rritja e prurjeve në zonën e nën Shkodrës ka sjellë edhe uljen nga 900 në 700 m3/s të shkarkimeve.
KESH njofton se prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.
Njoftimi nga KESH
PËRDITËSIM I SITUATËS (10.02.2021, ora 11:00)
👉Prej ores 11:00 KESH ul nga 900 në 700 m3/s shkarkimet nga portat e HEC Vau Dejës. KESH i paraprinë edhe njëherë situatës së krijuar prej reshjeve intensive në veri-lindje të vendit dhe në Malin e Zi, të cilat kanë rritur ndjeshëm nivelin e liqenit dhe prurjet në lumin Buna.
👉𝙎𝙞𝙩𝙪𝙖𝙩𝙖 𝙖𝙠𝙩𝙪𝙖𝙡𝙚 𝙣ë 𝙠𝙖𝙨𝙙𝙖𝙠ë𝙣 𝙚 𝙡𝙪𝙢𝙞𝙩 𝘿𝙧𝙞𝙣, 𝙥𝙖𝙧𝙖𝙦𝙞𝙩𝙚𝙩:
👉 Prurjet natyrore në kaskadë janë 1300 m3/s.
👉Shkarkimet nga prodhimi dhe portat e shkarkimit janë :
* Hec Fierzë – 490 m3/s nga prodhimi, 300 m3/s shkarkime nga portat.
* Hec Koman – 630 m3/s nga prodhimi, 500 m3/s shkarkime nga portat.
* Hec Vau Dejës – 412 m3/s nga prodhimi, 700 m3/s shkarkime nga port-at
👉 Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:
* Hec Fierzë 291.29mmnd, ( kuota max. 296 mmnd)
* Hec Koman 171.13 mmnd, ( kuota max. 175.5 mmnd)
* Hec Vau i Dejës 72.40 mmnd ( kuota max. 76 mmnd)
👉Prodhimi në të tre Hec-et është :
* Hec Fierzë, 5,650 MËh (ditor)
* Hec Koman, 12,449 MËh (ditor)
* Hec Vau Dejës, 4,320 MËh (ditor)
👉Prodhimi total plotëson të gjithë kërkesën për energji elektrike të konsumit për vendin.
🟢Për çdo ndryshim të dhënash, Korporata Elektroenergjitike do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik si dhe autoritetet përgjegjëse.