Tërmeti i parë ishte me magnitud 5.6, dhe goditi në orën 11.32 pasdite, ndërsa një orë më vonë një tërmet edhe më i fortë me magnitudë 7.6 goditi sërish.
AUSTRALI-Australianët janë paralajmëruar të përgatiten për një tsunami të mundshëm pasi dy tërmete të mëdha goditën brigjet e ishujve të Paqësorit. Sipas DailyMail, tërmetet goditën pranë Ishujve Juglindor në Kaledonia e Re.
Tërmeti i parë ishte me magnitud 5.6, dhe goditi në orën 11.32 pasdite, ndërsa një orë më vonë një tërmet edhe më i fortë me magnitudë 7.6 goditi sërish.
Qendra e Përbashkët e Paralajmërimit Australian të Tsunamit ka paralajmëruar se një tsunami detari mund të godas ditën e nesërme në ishullin Lord Howe.
“Vëzhgimet e nivelit të detit kanë konfirmuar se është krijuar një tsunami. Njerëzit në zonat me kërcënim të përmbytjes së tokës dhe përmbytjes këshillohen nga autoritetet e emergjencës të shkojnë në tokë më të lartë ose të paktën 1 km në brendësi. Në zonat me një kërcënim vetëm për mjedisin detar, autoritetet e urgjencës këshillojnë njerëzit që të të largohen në porte,”-kanë njoftuar autoritetet.
Ishulli Lord Howe është një rajon autonom me 382 njerëz.