Ndërkohë, kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook falënderoi Pejën për mbështetjen që i ofruan sot kandidatit për President të Kosovës, Ramush Haradinaj.
KOSOVË-Kandidati për president nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ditën e sotme ka mbajtur tubim në Pejë. Ndërkohë, kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook falënderoi Pejën për mbështetjen që i ofruan sot kandidatit për President të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në postimin e tij ai shprehet i sigurt për fitoren, ku shkruan se Peja e shpalli fitoren me prezencën.
“Peja e shpalli fitoren me prezencën masive të qytetarëve të saj. Faleminderit lulja e Dukagjinit!”, shkroi Daut Haradinaj.