Koronavirusi po i merr jetën çdo ditë një numri të madh shqiptarësh duke u kthyer në vrasësin më të madh gjatë muajve të fundit.
Sëfundmi, tek spitali “Shefqet Ndroqi” ndërroi jetë një 18-vjeçar, i cili nuk kishte asnjë sëmundje tjetër shoqëruese. I riu, quhet Qamil Seiti dhe është me origjinë nga Tepelena, por banues në Tiranë.
Mësohet se 18-vjeçari ishte i shtruar prej disa ditësh në spital dhe koronavirusi i kishtë dëmtuar tërësisht mushkëritë duke ia bërë të pamundur frymëmarrjen në mënyrë të pavarur.
I riu është shtruar para një jave në gjendje të rëndë dhe kishte 4 ditë në intubim. Krahas tij, në spital gjendet i shtruar edhe babai, kurse nëna kishte dalë para pak ditësh nga spitali.
Krahas 17-vjeçarit, në spitalet Covid ndërroi jetë edhe një 32-vjeçare nga Elbasani.
g.kosovari