Ende nuk duket fundi i pandemisë. Por ka shpresa pas studimit nga Izraeli mbi transmentimin e virusit pas vaksinimit me vaksinën e BioNTech.
Studimet e fundit në Izrael për efektshmërinë e vaksinës BioNTech janë shpresëdhënëse. Në këto studime paraprake është provuar, se nga vaksina e BioNTech dhe partnerit amerikan, Pfizer mund të pengohet ecuria e rëndë e sëmundjes Covid-19 në afër 99% të rasteve, ka bërë të ditur Ministria izraelite e Shëndetësisë.
Por edhe një lajm tjetër i mirë vjen nga Izraeli: Në një studim vëzhgues ende të papublikuar të prodhuesit të vaksinës dhe ministrisë izraelite, me gjasa vaksina pengon deri në 90% transmentimin e virusit e me këtë edhe infektimin e një personi tjetër. Deri tani ishte e paqartë, nëse vaksina mbron vetëm të vaksinuarit apo edhe njerëzit përreth. Studimi në Izrael sipas raportimeve në media bazohet në të dhënat e 1,7 milionë të vaksinuarve dhe së shpejti do të publikohet me të ashtuquajturën procedurë “Preprint” në një revistë shkencore.