Edhe një tjetër protestë nën moton “Drejtësi për Almirin”. Protestuesit e revoltuar nga siç thonë ata, mungesa e drejtësisë u ndalën para gjykatës së Kumanovës nga ku kërkuan rishqyrtim të vendimit dhe mostallje me drejtësinë. Organizatorët theksojnë se gjykata në vend që të dënoj me burg kriminelin Boban Iliq, ka dënuar me burg babain, xhaxhain dhe kushëririn e Almir Aliut, 4 vjeçarit që u shtyp me makinë 5 vite më parë .
Familjarët e kanë humbur besimin tek institucionet e drejtësisë, ata thonë se nuk kërkojnë mëshirë por vetëm drejtësi. Gjyshi i Almirit theksoi se pas vrasjes së nipit tani po i burgosen djemtë, ndërsa tha se pas asaj ngjarjeje të kobshme, tashmë disa vite jetojnë me trauma dhe infuzione.
QANI ALIU, GJYSHI I ALMIRIT
“Çfarë drejtësi kërkon këtu. Pesë vetë ka dashur me mi vra, dy djemtë nipin, rejën, njërin e mbytën. Këtë faljen e kam hala me stres. Çfarë po dojnë prej neve. Edhe i mbytën edhe të mi burgosën djemtë. Sot dikush gëzohet se përse mua më ndodh kjo… 6 vite jam kështu me dhimbje. I maj familjen me infuzione.. Le të marrin le ta kshirin drejtësinë, nuk kërkojmë mëshirë. Nëse do ta kisha bërë këtë vepër nuk do të kisha ardhur këtu. Kërkojmë drejtësi”
Babai i Almirit, Sedat Aliu, tha se gjykata ka marrë vendimin të cilin e ka dëshiruar vet. Ai shprehu zhgënjimin e tij lidhur me premtimin që tre vite më parë I ka dhënë, Artan Grubi, I cili siç tha, I ka premtuar se do të formohet Komision në Kuvend i cili do të merret me rastin.
SEDAT ALIU, BABAI I ALMIRIT
“Ne nuk jemi asnjë lloj partie dhe e dojmë drejtësinë në vend. Por drejtësinë po shihet si është. I falënderojnë protestuesit dhe ta vetë e kanë shprehur pakënaqësinë ndaj këtij vendimi….Na i kemi kot që bëjmë kërkesa ata e qojnë vijën e vet. Ishte ai Artan Grubi që na tha se do të merret një Komision parlamentare dhe deri ditën e sodit nuk është ai Komision. Çfarë kërkesa të kemi. Besim te ata nuk kemi”
XHAXHAI I ALMIRIT
“Le të vijnë të na marrin të gjithëve, çka po kërkojnë prej neve. Kjo desha tu them edhe institucioneve se unë do të shkoj në burg, do të dal prej aty, por most ë mendojnë se do të mbetet me kaq. Një ditë një dit të flej në burg, unë nuk do të ja fali kurr. Qeveri, mjaftë ishte, ata e kanë vendosur të na burgosin, por do të vijë dita të burgosen në shtëpitë e tyre.
Organizatorët kërkuan që, Sedat Aliu, Sami Demir, Avdulla Aliu të shpallen të pafajshëm dhe të lirohen nga çdo akuzë.
FUAT ALIU, FAMILJAR
“Lënda e Almirit duhet të kthehet në rigjykim dhe vrasësi duhet të dënohet për veprën e bërë, dhe jo për aksident trafiku….01:07 Sedat Aliu është dënuar me 6 muaj, ndërsa xhaxhai dhe kushëriri me nëntë muaj me burg.. Ne këtu jemi që të kërkojmë të rishqyrtoj këtë vendim dhe të mos tallet me drejtësinë, ngase revolta nga padrejtësia mund të jetë me shpërthim të paparashikueshëm. Ne jemi të mbështetur për muri dhe nuk kemi ku të shkojmë, prandaj kërkojmë të mos sillet me shpërfillje ndaj këtij populli.”
Protestuesit thanë se nuk do ndalen me kaq dhe se protesta e rradhës do të mbahet më 26 shkurt në Shkup. Kujtojmë se në vitin 2016 Boban Iliç e shtypi me makinë Almirin 4 vjeçarë I cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë. Gjykata fillimisht e dënoi Iliçin me 6 vite burg, për ta ulur këtë dënim më pas në 4 vite. Ngjarjes I parapriu një zënkë ku ishin të përfshirë familjarët e Almirit, të cilët poashtu u dënuan, ndërsa vëllai I Bobanit u lirua nga akuza.