Departamenti i Emigrimit i Qeverisë Federale Kanadeze, vazhdon të pranojë kërkesat për emigrim dhe qëndrim të përhershëm në Kanada , falë programeve të ndryshme të emigrimit që ofrohen nga Qeveria Federale e Kanadasë.
Ky lajm i mirë vlen për të gjithë shtetasit e huaj që janë të interesuar për të emigruar drejt Kanadasë. Të interesuarit duhet të plotësojnë disa kërkesat që janë përcaktuar nga Departamenti i Emigrimit i Qeverisë Federale të Kanadasë.
Për të parë nese i përmbushni kriteret e vendosura nga shteti Kanadez, ka dy mënra. E para është me shumë pak kosto por ju duhet nje anglishte e mire për të vizituar faqen zyrtare të emigracionit dhe të merrni një përgjigje duke lexuar kriteret por edhe duke komunikuar me ta nëpërmjet e-mailit. Ky është linku i zyrës së emigracionit të Qeverisë Federale Kanadeze.
varianti i dytë është disi më i kushtueshëm, sepse kalon nëpërmjet zyrave private të ndryshme që janë për të ndihmuar aplikantet në përgatitjen e dokumentacionit përkatës.