Deri më tani janë kontrolluar rreth 57,568 fletëvotime nga diaspora nga ana e KQZ-së, sipas organizatës ‘Germin’.
Sipas njoftimit, deri sot në orën 12:00, 41 mijë e 280 votues janë aprovuar ndërsa 16 mijë e 288 janë refuzuar.
“Germin” përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook thotë se përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
Ndërsa sipas “Germin”, një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe njëherë nga KQZ-ja, para se të fillojë procesi i numërimit.