Më 7 mars 1991 në Brindisi mbërriti anija e parë me emigrantë nga Shqipëria që u larguan nga regjimi komunist dhe varfëria e tejskajshme. Brindisi ishte pikërisht qyteti i parë italian i cili priti mijëra shqiptarë të cilët u shtuan edhe më shumë në ditët e mëvonshme.
Këtë vit shënohet 30-vjetori i asaj ngjarjeje, dhe në këtë qytet janë parashikuar një sërë aktivitetesh, ku të premten do të jetë i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama.
Në qytet janë vendosur postera me pamje të atyre ditëve ku anija Vlora me mijëra emigrantë shqiptarë arriti brigjet italiane.
“Brindisi, citta dell’accoglienza qyteti i Mikpritjes” lexon në çdo poster për të përkujtuar atë ditë.
Fotot i përkasin fotografit Damiano Tasco.