Përparim Zaimi:
Nga studimi i artefakteve të zbuluara në truallin shqiptar nga ana ime si autor, kam vërejtur disa lidhje historike të rëndësishme midis popullit shqiptar dhe popullit hebre.
Megjithëse e kam trajtuar në punimet shkencore të mëparshme si një aspekt shumë të veçantë, përsëri e ndjej të nevojshme ta prezantoj këtë çështje në një kohë kur marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Izraelit kanë pësuar një zhvillim të ri cilësor. Njohja e Republikës së Kosovës nga Qeveria e Izraelit është një eveniment me rëndësi historike në zhvillimin e marrëdhënieve midis shqiptarëve dhe hebrejve.
Nëpërmjet këtij shkrimi dua të vë në dukje se këto marrëdhënie kanë rrënjë shumë të hershme historike, rrënjë që lidhen me bekimin e “Zotit’ për të dy popujt.
Këto lidhje janë aq të vjetra në kohë, sa në qoftë se i referohemi disa fakteve të zbuluara konstatojmë se zënë fill me historinë e krijimit të njerëzimit. Pra janë lidhje që janë vendosur nga Krijuesi ynë, që është një civilizim teknologjik superinteligjent jashtëtokësor. Evidencat që do të paraqes në vijim janë produkt i këtij civilizimi teknologjik superinteligjent dhe janë lënë me cilësinë e provës që në kohën kur kanë bërë eksplorimin e planetit Tokë dhe planetit Mars, si dhe zbritjen në planetin tonë. Kjo kohë mund të vlerësohet miliona vjet më parë.
Egziston një fakt dhe fenomen historik i përbashkët: Prirja e kombeve të tjera për ti asimiluar këta dy popuj. Mirpo nuk e dinë që të dy këta popuj kanë disa lidhje hyjnore me Krijuesin. Përpjekjet për ti zhdukur këta popuj hyjnorë kanë qenë të vazhdueshme. I tillë është rasti i Hebrejve gjate luftës së dytë botërore dhe programimi nga forcat më të errëta të historisë botërore për të shfarosur farën e tyre. Ndaj popullsisë shqiptare janë bërë krime makabre dhe ushtruar genocid i pashembullt nga fuqitë pushtuese, gjatë shekujve. Këtë e vërtetojnë ngjarjet historike. Përpjekjet për asimilimin , shkatërrimin dhe zhdukjen e tyre në shekujt e kaluar dhe në ditët tona (rasti i Kosovës ) janë një prirje e vazhdueshme. Genocidi i ushtruar ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës ka përmasa të paimagjinueshme për kohët moderne të fundit të shekullit 20-të. Populli shqiptar është i ndarë në pesë territore të vendeve të ndryshme, përpos vendit amë, Shqipërisë. Padrejtësi e madhe historike,
Udha e vështirë e këtyre dy popujve fillon mijra vjet më parë. Gjatë kohës së perandorisë romake, perandori mizor Paul Emil shfarosi dhe shkatërroi pa mëshirë qindra qytete dhe fshatra shqiptare. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me popullin Hebre, po gjate kohës së perandorisë romake, u përzunë nga trojet e tyre të lashta dhe u shpërndanë nëpër botë.
Përpjekja për ekzistencë ka qenë e dimensioneve hyjnore për të dy kombet. Historia e dëshmon këtë fakt. Kontributet e kombit Hebre për njerëzimin janë të shumta, mund të themi pa hezitim se nga ky komb kanë dalë shkencëtarë dhe filozofë gjenialë, profetë. Por doja të shtoja gjithashtu se edhe nga kombi shqiptar kanë dalë personalitete që kanë mahnitur botën si dijetarë, udhëheqës legjendarë, komandant të famshëm, shenjtorë e perandorë që kanë bërë historinë e njerëzimit.
Përpos veçorive të përbashkëta që përmenda më sipër ekzistojnë dy fakte dhe ngjarje me përmasa hyjnore që i bëjnë të dy popujt të veçantë, në raportet me Krijuesin tonë.
Rrethprerja është një fenomen me origjinë hyjnore, jashtëtokësore. Më poshtë do të njihemi me një fakt të padiskutueshëm dhe që është një provë e vërtetësisë së Testamentit të Vjetër (Biblës Hebraike), por edhe e lidhjeve ndërmjet dy kombeve.
Për efekt argumentimi le t’i referohemi disa ekstrakteve të nxjerra nga Bibla (Testamenti i Vjetër). Testamenti i Vjetër , Genesis 17:5.
Rrethprerja një fenomen biblik.
Sipas testamentit të vjetër, Abrahami u paraqit para Zotit, i cili dha porositë e mëposhtme:
Marrëveshja (besëlidhja) e rrethprerjes:
Kur Abrahami ishte 99 vjeç, Zoti u shfaq para tij dhe i tha, “ Unë jam Zoti i plotëfuqishëm” ec para meje dhe të jesh i pastër (pa të meta). Unë do të konfirmoj marrëveshjen (besëlidhjen) midis meje dhe teje dhe do të rrisë shumë numrin tuaj.
17:1 Ge 28:3, Ex 6:3 17:2 Ge 15:18
Abrahami ra përmbys dhe Zoti i tha atij, përsa më përket mua, kjo është marrëveshja ime me ty. Ju do të jeni babai i shumë kombeve. Këtej e tutje ju nuk do të quheni Abram; emri juaj do të jetë Abraham; sepse unë u kam bërë juve baba të shumë kombeve.
Unë do t’ju bëj shumë të frytshëm; Unë do të bëj kombet nga ju dhe mbretërit do të vijnë nga ju. Unë do ta vendos besëlidhjen time si një besëlidhje të përjetshme midis meje dhe teje dhe pasardhësve të tu pas teje për brezat që do të vijnë, për të qenë Zoti yt dhe Zoti i pasardhësve të tu pas teje.
Të gjithë vendin e Kanaanit, ku ti tani je një i huaj, unë do të ta jap si trashëgimi të përjetshme ty dhe pasardhësve të tu pas teje; dhe unë do të jem Zoti i tyre.
Atëherë Perëndia i tha Abrahamit, sa për ty, duhet të mbash besëlidhjen tënde, ti dhe pasardhësit e tu pas teje për brezin që do të vijë. Kjo është besëlidhja ime me ty dhe pasardhësit e tu pas teje, besëlidhja për të mbajtur:
Çdo mashkull midis jush do të rrethpritet. Ju do të rrethpriteni dhe kjo do të jetë një shenjë e besëlidhjes midis meje dhe jush. Për brezat që do të vijnë, çdo mashkull midis jush që është tetë ditësh duhet të rrethpritet, duke përfshirë edhe ata që kanë lindur në shtëpinë tuaj ose të blera me para nga një i huaj – ata që nuk janë pjella juaj.
Pavarësisht nëse kanë lindur në shtëpinë tuaj ose janë blerë me paratë tuaja, ato duhet të bëhen synet. Besëlidhja ime në mishin tënd do të jetë një besëlidhje e përjetshme. “
Ky mesazh iu dha Abrahamit nga Zoti. Rrethprerja tani është bërë një rit i rëndësishëm, festohet me gëzim e përkushtim në familjet. Është jo vetëm për popullin Hebre, por për shumë kombe përfshirë edhe shqiptarët.
Pyetja është: A është ky rit i rrethprerjes me origjinë hyjnore siç u tha në testamentin e vjetër?
Përgjigja ime është: Po, është me origjine hyjnore. Kjo vërtetohet me një ndodhi tjetër të jashtëzakonshme në Shqipëri.
Kjo ngjarje u përsërit në Shqipëri 4,077 vjet nga koha kur Abrahami mori mesazhin nga Zoti. Rrethprerja iu bë një personi shqiptar dy herë nga fuqitë misterioze, hyjnore. Rrethprerja e parë u krye kur foshnja ishte pesë muajshe.
Kjo do të thotë se ata e bënë synet fëmijën 5 muaj pasi ai lindi. Rrethprerja e dytë ndodhi kur i njëjti person ishte 4-5 vjeç (pra, i njëjti person u bë synet dy herë në mish).
Kjo nuk është një përrallë, por është e vërtetë. Mund të tingëllojë si çudi, por është realitet. Ka dëshmitarë okularë dhe prova. Ka shumë skeptikë, por kjo është punë e tyre dhe nuk ndryshon realitetin. Ndoshta ne mund ta konsiderojmë këtë rast si “rasti i dytë i Abrahamit” ose “Abrahami i Dytë”.
Në rastin e parë, para 4,077 vjetësh, Zoti porositi Abrahamin në moshën 99 vjeç të rrethpritesh. Në Shqipëri, Zoti bëri rrethprerjen përmes “engjëjve” siç quheshin në atë kohë në fjalorin fetar. Mund të jetë më e pershtateshme të thuhet se fëmija shqiptar u rrethpre nga qëniet jashtëtokësore. Kjo ndodhi në tokën shqiptare 67 vjet më parë.
Unë kam shkruar në detaje për këtë ndodhi misterioze në librin “Zgjidhja e një misteri”. Tingëllon si një mrekulli, një ngjarje e çuditshme, por është e vërtetë. Nuk ka dyshim për këtë.
Më shumë se 4,077 vjet më parë, ATA(CTJ) i dërguan mesazhin udhëheqësit shpirtëror të popullit hebre, babait të popullit hebre, Abrahamit.
Në rastin e ndodhisë hyjnore në Shqipëri mesazhi është dhënë po aq i qartë sa në rastin e parë. Rasti i parë është transmetuar si një legjendë gojore dhe më vonë biblike, ndërsa rasti i dytë në Shqipëri është real, origjinal në cilësinë e provës materiale, është i prekshëm. Sikurse dihet dhe pranohet prova materiale është e padiskutueshme edhe nga ana ligjore, pra nuk vihet në dyshim.
“Ne ( Zoti) po bëjmë të njëjtën gjë në Shqipëri për herë të dytë, por këtë herë rrethprerja u bë nga ne, drejtpërdrejt në mish, ndaj personit tonë të identifikuar.”
Kjo ngjarje reale ka një rëndësi të jashtëzakonshme shkencore dhe filozofike, sepse tregon se ekzistenca e jashtëtokësorëve ose një civilizimi teknologjik superinteligjent është e vërtetë dhe një realitet objektiv.
E dyta, tregon se autorët e kryerjes së këtij riti janë po ata që e porositën Abrahamin 4077 vjet më parë. Për kohën kozmike 4000 vjet janë si katër ditë.
E treta konfirmuan që ATA janë të pranishëm dhe na monitorojnë.
E katërta, ju dy kombe keni bekimin tonë dhe akti që u krye nga qeniet superinteligjente është një simbol besëlidhje me të zgjedhurin tonë.
Kjo për mendimin tim nuk do të thotë se Krijuesi ka jashtë vëmendjes të tjerët, por po e deklaroj paraprakisht se ka evidenca fizike që tregojnë se trualli shqiptar ka qenë shkelur miiona vjet më parë nga civilizimi superinteligjent jashtëtokësor, ku ndoshta është ngjizur edhe njeriu i parë tokësor.
Ka evidenca fizike që pasqyrojnë globin tokësor në një periudhë gjeologjike rreth 400 milion vjet më parë, kur ekzistonte akoma superkontinenti Pangaea dhe Gondwana.
Sikurse shpjegova më sipër kemi të bëjmë me një fenomen që ka ndodhur në popullin e Izraelit dhe Shqipëri në kohë të ndryshme.
Një evidencë tjetër interesante lidhet po me një ngjarje tjetër biblike; me adhurimin e viçit të artë nga populli hebre mijra vjet më parë.
Gjatë studimeve dhe hulumtimeve jam ndeshur me këtë simbol shumë interesant, atë të viçit. Civilizimi teknologjik superinteligjent gjatë udhëtimit ndëryjor nga planeti origjinës drejt planetit Tokë, në krye të trajektores fluturimit ka simbolin e kokës së viçit. Kjo vërtetohet nga artefakti i zbuluar dhe i paraqitur më poshtë.
Artefakti i zbuluar në Shqipëri
Të njëjtin simbol e kam gjetur edhe në planetin Mars, pra imazhin e kokës së viçit. Imazhi i kokës së vicit është projektuar në lartësitë mbi 2000 m në planetin Mars.
Simboli i gjetur në planetin Mars
Hebrenjtë në kohët e lashta e adhuronin këtë simbol. Adhurimi nga ana e tyre i simbolit të viçit të artë u konsiderua si mëkat i dytë i njeriut ndaj Zotit dhe u ndëshkuan.
Lidhur me këtë çështje shtrojmë pyetjen: A kishin të drejtë hebrejt që adhuronin viçin e artë apo ishin gabim?
Artefakti i zbuluar në Shqipëri që mendoj se i përket një periudhe shumë të lashtë, miliona vjeçare dhe imazhit të zbuluar në planetin Mars, tregojnë se simboli i viçit ka qenë simbol i përdorur nga civilizimi teknologjik superinteligjent ose në gjuhën folklorike dhe religjioze, simboli i Zotit, flamuri i Zotit. Në lashtësi hebrejt e adhuronin imazhin e viçit, si një imazh të mbarë. Kur atyre iu desh një imazh për të treguar madhështinë dhe fuqinë e Zotit, zgjodhën imazhin e viçit.
Të ndodhur përpara këtyre fakteve që zbulohen mijra vjet pas ndodhisë biblike, mund të themi se Hebrejt kishin të drejtë. Ata në fakt adhuronin “Zotin” e vërtetë, simbolin ose flamurin e tij.
U deshën mijra vjet që e vërteta të dilte në dritë. Por më në fund u vërtetua nga artefakti i zbuluar në Shqipëri dhe nga një hulumtues shqiptar.
Këto fakte tregojnë se shqiptarët dhe hebrenjtë kanë ndarë disa “tipare të ngjashme dhe të përbashkëta” për mijëra vjet.
Nga ky këndvështrim, mund të themi se origjina e këtyre tipareve të ngjashme vjen nga “Zoti”, një civilizim tjetër teknologjik superinteligjent që i ka dhënë mesazhe njerëzimit nëpërmjet Hebrenjve dhe Shqiptarëve.
Le të hedhim një vështrim në kohët moderne. Në luftën e dytë botërore, u provua se shqiptarët mbrojtën të gjithë hebrenjtë që ishin te pranishëm dhe jetonin në Shqipëri gjatë luftës. Sipas disa informacioneve të dhëna në lidhje me këtë çështje, unë dua t’i referohem studimit të profesor Shaban Sinanit, “Shqiptarët dhe Hebrenjtë”, i cili mbështetur në të dhënat e siguruara nga studimi i kësaj çështje argumenton se numri i tyre në Shqipëri ishte rreth 2,000 gjatë luftës së dytë botërore.
Shqiptarët vunë në rrezik jetën dhe familjet e tyre më qëllim që asnjë hebre të mos binte në duart e nazistëve. Historia e tregon këtë fakt. Nuk dua të bëj komente të mëtejshme se është folur dhe shkruar shumë për këtë lloj lidhje midis shqiptarëve dhe hebrejve.
Ngjarjet biblike janë të lidhura me popullin hebre, ndërsa po të njëjtat ndodhi dhe fenomene reale të kohës moderne janë të lidhura me popullin dhe tokën shqiptare.
Cila është arsyeja që ndodhi të tilla të karakterit hyjnor lidhen me këta dy popuj?
Mendoj se një nga arsyet është se rrënjët e tyre kanë lidhje të përbashkëta që në kohët më të lashta të historisë njerëzore. Arsyen e vërtetë e di Krijuesi ynë, i njerëzimit. Dimë që Ai ka dhënë mesazhe bekimi tek të dy popujt.
Shpresojmë dhe uroj që marrëdhëniet e miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy popujve dhe kombeve të marrin një zhvillim të ri me interesa reciproke.
Nga zhvillimet e deritanishme konstatohet një vlerësim dhe afrim i dyanshëm i marrëdhënieve midis popullit shqiptar dhe hebre. Kjo klimë e ngrohtë dhe miqësore duhet konkretizuar me hapa që i përgjigjen interesave reciproke. Mendoj se politika e shtetit Shqiptar dhe në veçanti atij Kosovar duhet të orientohet duke dalë përfundimisht nga guacka romako-bizantine dhe otomane. Kosova hodhi një hap historik me zgjedhjet e mbajtura në 14 shkurt 2021.
Duhet që marrëdhëniet midis dy kombeve ti shërbejnë në radhë të parë interesave të popujve të tyre dhe jo ruajtjes së balancave (ekuilibrave) me aleatë konjukturalë, që në periudha të caktuara historike kanë ngulur dhëmbët mbi trupin e kombit shqiptar. Kur të shtrihet dora e miqësisë nga “mbreti i botës”, mbaje fort atë dorë dhe duhen shmangur paragjykimet dhe interesat e të tjerëve. Politikanët tanë duhet të dëgjojnë zërin e arsyes që i udhëheq drejt interesave kombëtare, zërin e popujve të tyre që i kanë zgjedhur. Le të mësohen edhe aleatët konjukturalë se ka ardhur koha kur shqiptarët dinë të zgjedhin edhe mikun edhe fqinjit ti tregojnë vendin që i takon, pa krijuar konflikte. Kuptohet dhe dihet që politikanët kryesorë në Shqipëri dhe Kosovë kanë mjaft këshilltarë të brendshëm dhe të jashtëm, por marrja në konsideratë e zërit të qytetarit shqiptar është një lloj vaksine që i mbron nga “viruset”.