Ish-i dërguari special i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i është përgjigjur kritikës së ish-diplomatit gjerman, Wolfgang Ischinger, i cili tha se tashmë ka mbaruar mandati i tij dhe Kosova i përket njerëzve të Kosovës.
“Wolfgang, ju e siguroni jetesën tuaj duke thënë këshilluar për politikën e jashtme. Ju u keni dhënë edhe iranianëve dhe rusëve një platformë që nuk e meritojnë. Mos i heshtni homoseksualët për të marrë pjesë në atë që ju e bëni lirisht. Është homofobike. Jam gjithashtu i lumtur të krahasoj progresin tonë me tuajin çdo ditë!”, ka shkruar Richard Grenell.
Përgjigjja e Grenell vjen pasi Wolfgang Ischinger shkroi në Twitter: “Ric, sinqerisht! Mjaft u përpoqe të ndërhysh. Mjaft dëm është bërë. Mandati juaj ka skaduar. Lërjani Kosovën njerëzve të Kosovës”.