Drejtori rajonal i OBSH-së në Europë, Hans Kluge, tha se pandemia e koronavirusit pritet të marrë fund për rreth dhjetë muaj.
Sipas tij, edhe në vitin 2021 do të duhet të luftojmë këtë virus, por se pandemia do të marrë fund në fillim të vitit 2022.
Kluge theksoi se kjo pritet për shkak se tashmë dihet shumë më shumë për këtë virus dhe po ashtu edhe për mënyrat për ta mposhtur atë.