Janet Damita Jo Jackson, e njohur si Xhenet Xhekson (datëlindja 16 maj 1966), vajza e fundit e dinastisë muzikore Xhekson është një nga artistet që ka dominuar historinë e muzikës së 30 viteve të fundit.
Stili provokativ, klipet inovatore, rolet në TV dhe kinema e kanë ndihmuar të shesë rreth 180 milionë disqe, një rekord botëror i krahasueshëm me shumë pak artistë të tjerë.
Në këtë foto që publikohet për herë të parë ajo shfaqet duke u puthur me një artist që në pamje të parë duket si transgjinor. Njihet dobësia e Xhenet për transgjinorët, për të cilët ajo ka realizuar edhe një nga dokumentarët më të ndjekur dhe më me ndikim në opinionin publik amerikan dhe më gjerë.
Ajo që do habisë shumëkënd është emri i artistit që shfaqet në këtë foto me Xhenet. Bëhet fjalë për një nga artistët më kontroversë dhe më provokativë shqiptar. Personi në foto është Robert Aliaj, muzikant, piktor dhe personazh ekranesh në Shqipëri.
Rrethanat e kësaj lidhjeje janë të veçanta. Takimi i parë mes artistes amerikane dhe artistit shqiptar është kryer me ndërmjetësimin e stafit të fotografit të njohur shqiptaro-amerikan Fadil Berisha.
Sipas një burimi pranë studios së Berishës mes dy artistëve ka patur kimi që në takimin e parë dhe më pas ata janë frekuentuar privatisht. Se deri ku ka shkuar kjo marrëdhënie askush nuk e ve dorën në zjarr, por ajo që dihet është se pas afrimit të menjëhershëm ka patur një debat, detajet e të cilit nuk u kanë shpëtuar miqve të artistit shqiptar.
Thuhet se Xhenet është ndjerë e mashtruar, pasi artisti shqiptar nuk ka rezultuar “transgjinor” real. Po si e ka kuptuar këtë Xhenet, cila ka qenë “prova”? Ka qenë një maskim kjo pamje e Aliajt dhe synimi ka qenë që kjo puthje të mos mbetej vetëm puthje? Shkurt, deri ku ka arritur kjo marrëdhënie?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve mbeten vetëm për t’u imagjinuar. Por nga kjo fotografi, nuk është e vështirë të kuptosh disa prej tyre.
Sa i përket jetës private të dy artistëve, Aliaj jeton prej vitesh në Bruksel, me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Vajza e tij është një nga talentet e reja shumë premtues të muzikës europiane.
Kurse Janet Jackson është martuar tre herë. Herën e parë, 18 vjeç me muzikantin James DeBarge, me të cilin nuk qëndroi as një vit. Hera e dytë ishte me producentin muzikor René Elizondo Jr., nga i cili u divorcua në 1999. Martesa e tretë ishte me miliarderin nga Katari, Wissam Al Mana në 2012.
Pesë vjet pas martesës lindi djali i saj i parë Eissa Al Mana dhe 4 muaj pas lindjes, Jenet kërkoi divorcin nga pasanikun arab.