Në prag të derbit ndaj Atletico-s, te “Los Blancos” shpërthen çështja rreth së ardhmes të kapitenit, Sergio Ramos.
Sipas mediave madrilene, oferta e klubit për rinovimin e kontratës, skadon në fund të muajit mars. Marrëdhënia e mbrojtësit legjendar me presidentin Florentino Perez është mjaft e mirë, por kjo nuk i përjashton zgjidhjet alternative, si edhe largimin në fund të sezonit.
Klubi i ka ofruar Sergio Ramos kontratë 1-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Tashmë mbetet për t’u vlerësuar vullneti i lojtarit. Nëse Ramos zgjedh një aventurë të re, Reali do të afronte David Alaba nga Bayern Munchen.