8 Marsi është data kur në të gjithë botën festohet Dita Ndërkombëtare e Gruas, për atë ç’ka gratë kanë arritur me forcën e tyre ,për më shumë drejtësi dhe barazi gjinore. Me rastin e kësajë dite , ku në fokus është gruaja, organizohen aktivitetet të ndryshme thuajse në të gjithë botën. Ndërkohë në këtë ditë kaq të veçantë për gjininë femërore, vjen një letër e hapur nga Aleanca Kombëtare e Keshilltareve e cila i drejtohet: Partive Politike, Institucioneve Monitoruese Kombëtare dhe Ndërkombëtare në vend, Media-ve dhe Elektoratit të gjerë.
Në letër radhitet disa nga arritjet që ka realizuar kjo Aleancë e cila ka bërë bashkë gratë e majta dhe të djathta , duke dhenë një kontribut të madh në fuqizimin e grave në politikë , duke i shndërruar ato në një faktor kryesor dhe jo thjeshtë një numër për të plotësuar kuotat që i përcakton ligji.
Më poshtë keni letrën e plotë