Në 8 ishuj grek ka përfunduar vaksinimi dhe tashmë janë “Free Covid”, gati për nisjen e sezonit turistik veror.
Bëhet fjalë për destinacionet ishullore të Kastelorizo, Meganisi, Kastos, Thymaina, Psara, Kalamos, Fourni, Oinousses me një popullsi me më pak se 1000 banorë.
Ishujt e tjerë si Ereikoussa, Agathonisi, Nisyros, Gavdos, Halki, Mathraki, Lipsi, Othonoí, Tilos, Arkoi kanë përfunduar fazën e parë të vaksinimit, të cilat pritet të jenë gati shumë shpjet për të mirëpritur turistët, shkruan CNN.
Destinacionet ishullore, ku vaksinimet Covid kanë arritur 100% të popullsisë, presin një rritje të ‘trafikut të turistëve’ për verën e ardhshme.
Siç theksuan organet zyrtare të ishujve, plani i vaksinimit me emrin e koduar ” Eleftheria ” i çliroi ata së pari nga prangat e Covid dhe tani ata po bëjnë plane për sezonin turistik të këtij viti.
Ishulli më i njohur grek, Skopelos, është ende një ishull i sigurt pa Covid me pak incidente të izoluara dhe konsiderohet si një nga destinacionet kryesore në Thesali me më pak raste falë luftës së institucioneve, autoriteteve dhe qytetarëve, siç raportojnë zyrtarët.