Vëllezërit binjakë nga Chikago të cilët tradhtuan bosin e mafjes, Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán, Margarito dhe Pedro Flores mund të përballen me akuza federale për krimet që kanë kryer. Dailymail shkruan se vëllezërit Flores tradhtuan “El Chapo-n’ dhe me ndihmën e SHBA-së e futën atë në burg për gjithë jetën.
Ata u lanë të lirë në vitin 2015 dhe u liruan nga akuzat që kishin në këmbim të mashtrimit dhe ndihmesës për të kapur kreun e kartelit të drogoës Sinaloa, El Chapo-n. Por sipas një regjistrimi të Gjykatës Federale, binjakët pritet që të jenë përsëri objekt i një hetimi për krimet që kanë bërë kur ishin në burg apo edhe sjelljen që kanë patur.
Avokati Ralph Meczyk, i cili informoi në lidhje me hetimin e dy vëllezërve nuk bëri të ditur shumë të dhëna mbi akuzat që mund tu ngrihen Margaritos dhe Pedro Flores.
“Dy dëshmitarët yll të qeverisë dhe anëtarët e ngushtë të familjes janë aktualisht objekt i një hetimi shtesë federal që mund të rezultojë në akuza,” tha ai.
g.kosovari