Kreu i grupit parlamentar te PS Taulant Balla eshte shprehur ne Kuvend se vota e emigrantëve u bllokua nga PD-LSI.
Duke shpjeguar se perse PS nuk kembenguli me shume, ai nenvizoi se nuk e kundërshtuan pasi paten frikë se del Basha nga zgjedhjet.
“Vota e emigrantëve është bllokuar nga PD-LSI. Ata kanë bllokuar vendimin e KQZ. Nuk e di arsyen pse PD-LSI kanë shumë urrejtje ndaj shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.
Ne ishim nismëtarët e përfshirjes së tyre. PD-LSI e kanë bllokuar. Unë i ftoj shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të vijnë në Shqipëri dhe të votojnë.
Ne nuk mund të marrim asnjë lloj vendimi që largojnë Partinë Demokratike nga zgjedhjet. PD sot që flasim nuk ka depozituar ende listat me kandidatët.
Dimë ne tani që Luli nuk del sonte të thotë që nuk marrë pjesë në zgjedhje. Qetësohuni. Unë njoh një person që ka kaluar në këto faza.
Në fillim i iku dashuria, tani po i ikën mendja. Mos u futni në këto faza se nuk ju bëjnë mirë për shëndetin mendor”, tha Balla.