Bayern Munchen dhe Chelsea janë dy skuadrat e fundit që presin biletën për në çerekfinalet e Champions League.
Bayern Munchen ka triumfuar dhe në ndeshjen e dytë me rezultatin 2-1 përballë Lazio, duke kaluar në fazën tjetër të Champions League. Italia, tashmë nuk ka asnjë ekip në kompeticionin më të rëndësishëm europian.
Golat për bavarezët u shënuan nga Lewandowski (’33) dhe Choupu-Moting (’73). Ndërsa për Parolo realizoi Parolo në minutën e 82-të.
Cerekfinalistja e fundit e Champions League është Chelsea.
Në “Stamford Bridge”, blutë e Chelsea-t fituan edhe ndeshjen e dytë ndaj Atletico Madrid, me rezultatin 2-0.
Golat për anglezët i shëuan Ziyech në minutën e 34 dhe Emerson në minutën e katërt shtesë.
8 skuadrat e kualifikuara janë:
- PSG
- Borusia Dortmund
- Porto
- Liverpool
- Real Madrid
- Manchester City
- Chelsea
- Bayern Munchen
Shorti për fazën çerekfinale do të hidhet nesër në mesditë në Nyon të Zvicrës.