Presidenti i Tanzanisë, John Pombe Magufuli, ka humbur jetën në moshën 61-vjeçare, njoftoi qeveria e vendit.
Duke njoftuar vdekjen e tij në një adresë drejtpërdrejt në televizion, nënpresidenti, Samia Suluhu Hassan tha se Magufuli kishte vdekur nga një sulm në zemër.
Që prej shfaqes së pandemisë, Magufuli e nënvlerësonte atë duke mos besuar në pasojat fatale.
ai është tallur shpesh me testet covid , duke thënë se kishte dërguar fshehurazi mostra të deleve dhe se ato dolën pozitive.
Tanzania kishte ndaluar së përditësuari numrin e njerëzve të infektuar dhe të vdekur për shkak të COVID-19.
Shifrat e fundit të coronavirusit të vendit u dhanë në maj të vitit të kaluar. Në atë kohë, 509 njerëz u konfirmuan se ishin infektuar me virus dhe 29 kishin vdekur.