Arian Ademi shijon vitin e suksesit. Pasi që me Maqedoninë siguroi kualfikimin në Kampionatin Evropian, gjatë verës u bë baba për herë të parë, ndërsa më 18 mars shijoi kualifikimin në çerekfinales të Ligës Europa me skuadrën e tij, Dinamo Zagrebin.
Kapiteni i skuadrës kroate iu gëzua një përmbusjes së madhe të Dinamo Zagrebit , që eliminoi skuadrën e Totenhamin me trajnerin portugez Hoze Murinjo. Në momentin që referi akordoi fundin e ndeshjes, gjithë ekipi u grumbullua rreth Ademit dhe së bashku festuan kualfikimin historik të skuadrës kroate , e cila kohëve të fundit ishte goditur kur vëllezërit Mamir, përfunduan pas grilave të burgut.