10 mijë vaksina Sputnik të cilat janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed kanë mbëritur në Rinas mesditën e sotme.
Lajmi bëhet me dije nga kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale. Në Aeroportin Nënë Tereza ishin ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri i i Rindërtimit Arben Ahmetaj.
” Mbërrijnë 10.000 vaksina Sputnik, dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, miku i çmuar Muhammed Bin Zayed.
Së shpejti shuma të konsiderueshme vaksinash të tjera do të pasojnë, duke na krijuar mundësinë të rrisim fuqishëm numrat e vaksinimeve ditore, për të dalë së shpejti nga tuneli i gjatë i kësaj lufte të egër.”, shkruan Rama.