Fjalimi i Kurtit gjatë betimit si Kryeministër, ‘këshillon’ deputetët: Jeni në këtë detyrë për t’i shërbyer popullit, jo për tu shpërblyer vetë.
“Betohemi solemnisht se me përkushtim do të kryejmë të gjitha detyrat tona. Do të respektojmë të gjitha të drejtat dhe detyrimet tona. Duhet ta kuptoni se në institucione jeni zgjedhur për të shërbyer dhe jo për t’u rehatuar e për t’u shpërblyer. Qytetarët presin të udhëhiqen nga njerëz të dijshëm dhe kompetent, dhe për ndryshime na nevojitet bashkëpunim, por për reforma të reja nevojitet një mentalitet i ri i punës. Mos u sillni me arrogancë ndaj opozitës. Nëse rrëzohemi prapë do të ngritemi më të fuqishëm sepse kurrë nuk do të dorëzohemi derisa ta bëjmë Kosovën vendin që dëshirojmë. Ndërsa kabineti qeveritar ta merr pozitën si përgjegjësi. Të bashkohemi në bërjen e shtetit. Fitorja ka kuptim vetëm nëse i përvishemi punës, secili të japë maksimumin nga vetja e tij. Kontributi në bërjen e shtetit e kemi obligim. Sfidat janë të mëdha, por edhe aspiratat i kemi të mëdha”,