Një anije e madhe kontejnerësh është përplasur në kanalin e Suezit dhe si pasojë ka shkaktuar një bllokim të trafikut të anijeve.
Sipas TheGuardian, anija 400 metra mban qindra kontejnerë, të cilët ishin nisur nga Roterdami për në Kinë.
Ndërkohë, përpjekjet për ta nxjerr atë kanë dështuar. Shkaqet që e kanë bërë të ngeli në vend sipas operatorit të anijes, Evergreen Marine Corp është era e fortë.
“Ajo u përplasë rastësisht, pasi një erë e fortë e goditi. Kompania ka nxitur pronarin e anijes të raportojë shkakun e incidentit dhe ka qenë në diskutime me palët përkatëse duke përfshirë autoritetin e menaxhimit të kanalit për të ndihmuar anijen sa më shpejt të jetë e mundur.”
Sakaq, autoritete në Egjipt kanë thënë se erërat e forta dhe një stuhi rëre ka prekur vendin ditën e djeshme.