Shqipëria i ka nisur me këmbë të mbarë kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, duke fituar me rezultat të ngushtë ndaj Andorrës në transfertë.
Kombëtarja mori tre pikë të vlefshme me një gol të Ermir Lenjanit.
Mbrojtësi i majtë shënoi në fundin e pjesës së parë (41’), duke goditur bukur me të majtën brenda zonës, pas një asisti të Bares.
Në ndeshjet e tjera të grupit tonë, Anglia mposhti 5-0 San Marinon, ndërsa Hungari-Poloni përfundoi në barazim 3-3.
Renditja në grupin I
Në grupin I, Anglia dhe Shqipëria kryesojnë me nga 3 pikë, por me anglezët që kanë golaverazh më të mirë. Hungaria dhe Polonia ndjekin me 1 pikë secila, ndërsa renditja mbyllet nga Andorra dhe San Marino, me 0 pikë.
Kuqezinjtq tashmë i pret Anglia, ditën e diel në “Air Albania Stadium” në Tiranë.