Stephanie Frappart është bërë sot gjyqtarja e parë në një ndeshje kualifikuese Botërori në futbollin e meshkujve.
Francezja ishte arbitrja kryesore në përballjen Holandë-Letoni, të fituar nga vendasit me rezultatin 2-0.
Këtë sezon, Frappart u bë e para grua që ka arbitruar një ndeshje të Champions League (Juventus-Dinamo Kiev). Ndërkohë, në vitin 2019 ishte arbitër kryesor në Superkupën e Evropës.